Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Reagimi i Bushatit, reaksion ndaj caktimit 'pasardhës' të Veliajt
Red Varaku
Deri në momentin kur Edi Rama ia dorëzoi partinë publikisht Erjon Veliajt, klima brenda partisë Socialiste ishte e qetë. Edi Rama, si një patriark, udhëhiqte i patrazuar dhe me kamzhik në dorë partinë. Një parti të cilën e ka kthyer në një repart shpirtrash të nënshtruar dhe regjimentuar, ku prej kohësh nuk pipëtin askush.
Kjo situatë e pazakontë ishte krijuar për dy arsye: së pari, për shkak të pazareve faustiane që senatorët e kësaj partie bënë me Ramën ditën kur ai i u zgjodh kryetar. Prej të cilave përftuan shumë privilegje dhe pasuri.
Së dyti, edhe për shkak se, fuqia e Ramës ishte e padiskutueshme brenda partisë, hierarkët kryesorë të së cilës ishin të inkriminuar dhe ish-mjaftistë pa asnjë kontribut. Ai, si asnjë kryeministër tjetër, kishte në dorë një pushtet të jashtëzakonshëm dhe të gjithë e kishin të qartë që ishte gati e pamundur të mposhtej. Ndaj, të vetëdijshëm për këtë, atyre nuk i mbetej rrugë tjetër përveçse të puthnin dorën të cilën nuk e kafshonin dot.
Por, gjithçka ndryshoi ditën kur ai, ia dorëzoi publikisht partinë një 'hiene politike' si Veliaj. Vendimi për shpalljen e pasardhësit Veliaj si dhe mbështetja ekskluzive, që i dha, ka shkaktuar tërmet brenda socialistëve. Ky vendim i ka turbulluar fort ujërat në 'kënetën socialiste' dhe i ka shqetësuar shumë 'përbindëshat' që gjallojnë brenda saj, sepse ata e shohin këtë si akt me pasoja shumë të rënda, sepse cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionet dhe të ardhmen e tyre politike.
Temperatura pritet të rritet edhe për shkak të zhgënjimit dhe zemërimit të socialistëve të ndershëm me “të huajt” që kanë pushtuar partinë. ”Të huajt” i janë turrur plot epsh dhe jargë tepsisë, të cilën më pas e ndajnë si “plaçkë lufte” (në formë tenderash), për grupet paramilitare të vjedhjes dhe blerjes së votave në çdo qark. Kjo mënyrë ka asgjësuar dhe nxjerrë jashtë loje socialistët e ndershëm dhe për këtë ata janë tejet të irrituar.
Situata po zien dhe po tensionohet. Ajo pritet të shpërthejë nga dita në ditë dhe mund të shkaktojë shumë “viktima” politike, gjë që ka sjellë shumë frikë dhe pasiguri. Gjendja është tejet e rëndë dhe shumë e komplikuar. Askush nuk dëshiron të jetë viktimë, ndaj dilema është e qartë: ose të vazhdojnë me Ramën dhe më pas Veliajn drejt asgjësimit dhe vetëvrasjes së sigurt, ose të braktisin Ramën dhe të bashkohen me shqetësimet e socialistëve të ndershëm për ta rikthyer Partinë Socialiste në normalitet, duke ruajtur kështu aksionet e tyre.
'Faustët', me në krye Ditmir Bushatin, duket se e kanë marrë vendimin historik. Ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës së tyre, sepse pas tij nuk ka më kthim pas. Pasojat e këtij vendimi janë ende të paqarta. Nga njëra anë mund të rezultojnë fatale për ta, sepse me Veliajn, i cili është edhe më i pafytyrë se vetë Rama, fundi i tyre është i sigurt, por nga ana tjetër mund të krijojnë premisa për rikthimin e Partisë Socialiste në normalitet duke mundësuar kështu riciklimin e mjaft figurave të larguara, të përdorura ose të flakura në rrugë nga Rama. Deri tani vetëm një gjë është e sigurt: ata do të duhet të jetojnë me pasojat e këtij vendimi pjesën tjetër të jetës së tyre politike.