Flash News

KRYESORE

Reagimi i parë zyrtar nga Greqia për Kacifas: Në çdo rrethanë, vrasja e një njeriu e papranueshme

Reagimi i parë zyrtar nga Greqia për Kacifas: Në çdo

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa nga forcat RENEA mesditën e sotme.

Në qëndrimin e autoriteteve helene, thuhet se vrasja është e papranueshme pavarësisht çdo rrethane, ndërsa shtojnë se presin zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Është e papranueshme që të arrihet në një pikë humbjeje të jetëve njerëzore. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Kocifa u ekzekutua pasi refuzoi të dorëzohej ndonëse iu bë thirrje disa herë nga uniformat blu. Vrasja e tij mund të sjellë përplasje mes dy vendeve, raportet mes të cilëve ishin drejt një kapitull të ri me zyrtarizimin e mundshëm të marrëveshjes së detit.

Vrasja e Kaçifa-s jo i vetmi rast nga plumbat e RENEA-s, tjetër ngjarje e bujshme tronditi grekë e shqiptarë 19 vjet më parë

Të fundit