Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reagimi i Ylli Rakipit: Duhet të gjendet dikush që të lidhë Edi Ramën
Gazetari Ylli Rakipi flet për një takim të zhvilluar shumë vite më parë nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, ku është diskutuar për deformimin e madh të personalitetit të atij që sot është kryeministër i Shqipërisë.
Rakipi thotë se konkluzioni i atij takimi ishte se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të vapruar drejt një madhështie të rreme.
Gazetari thekson se “deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.”
“Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën”, shkruan ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë i Ylli Rakipit:
Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.
Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?
Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.
Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për tu kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:
Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrezikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shtypte.
Ky pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.
I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.
Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës.
Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, torturohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.
Por, nuk mbaron këtu. Sëmundja e tij është kaq e përparuar sa ç’është vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.
Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti komunist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet ti ketë dhe s’mundet ti bëjë, me aftësitë që ka.
Deri këtu duket se nuk ka ndonje të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të deformuar, e një gjysmaku që dita ditës vret veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.
Por, Edi Rama nuk u ndal këtu, brenda të keqes së vet. Ky njeri është ndoshta rasti më tipik, në botën ku jetojmë, ku egoizmi dhe mundësia, janë në proporcionin më të zhdrejtë të mundshëm.
Një gjysmak, me inteligjencë poshtë mesatares, që kërkon të kapë majat e botës. Në sajë të kësaj, sëmundje apo budallallëku, quajeni si të doni, sot ai është kryeministri i Shqipërise!
A e keni parë si përdor paturpësinë dhe mediokritetin e vet, për të shkelur dhe hypur në çdo podium? A e keni parë, këtë palaço që përdor edhe atletet për të tërhequr vëmendjen e liderëve të botës, thjesht për të kthyer vështrimin drejt tij? A e keni parë, në parlament, ku vjedh fraza të Faik Konicës dhe imzot Nolit dhe mundohet të flasë si ata dhe bëhet qesharak? E ç’mund ta afrojë Edi Ramën me ta?!
A e keni parë se si me detyrën e kryeministrit paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina dhe përpiqet të vjedhë postin e piktorit? A thua se edhe piktor bëhesh kur rrëmben votat e shqiptarëve?
Por, kjo qenie, ka kthyer në dele një popull të tërë dhe është bërë kryeministër. Edhe sot, kishte mbledhur një qerre të madhe me policë dhe po u fliste për shpifjen dhe anti-shpifjen. O zot! A mund të ndodhë përshembull, që kryeministri italian apo kryeministrja britanike, të mbledhin policët e vendeve të tyre dhe t’u flasin për shpifjen…
Po çfarë po ndodh vërtet me Edi Ramën, që ditën, natën, në gjumë apo dhe në ëndrra, në takim me policë, apo edhe me Endri Fugat, sheh vetëm shpifje dhe ndërton paketa kundër saj?
Edi Rama, është sot në ankth. Ai kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe për rrjedhojë edhe mendimin. Ai kërkon që njerëzit të mos flasin për ato që ai ka bërë dhe po bën. Kjo gjë e tremb, e mbush me ankth.
Deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.
Ndërtimi i paketave, nuk e ndihmon dot Edi Ramën. Halli i tij sot është i madh. E kuptojmë që ai nuk dëgjon dot më.
Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38