Flash News

KRYESORE

Reagimi i Xhafaj për nisjen e Vetting-ut: Faleminderit të gjithë atyre që besuan

Reagimi i Xhafaj për nisjen e Vetting-ut: Faleminderit  të gjithë

Filloi sot zyrtarisht procesi i Vetting-ut, ku ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj, duke mos qenë dot i pranishëm sot  në ceremoninë e përurimit të nisjes së këtij procesi, ka zgjedhur rrjetin social “Twitter” për të përshëndetur nisjen e Vetting-ut.

Ai ka deklararuar se ky është një akt historik për drejtësinë dhe falënderon të gjithë ata që besuan.

Xhafaj shprehet se Vetting-u është një  fytyrë e re drejtësie, force dhe besimin e njerëzve.  

“Vetingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Flm të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë!

Vetingu për një fytyrë të re drejtësie,force dhe besimin e njerëzve.Të shpresojmë te ata që e kane marrë përsipër këtë mision historik.Urime”,- është shprehur Fatmir Xhafaj.

Të fundit