Reagon Ambasada e SHBA për arritjen e marrëveshjes: Bravo popullit shqiptar për durimin

Pas marrëveshjes Rama-Basha për zgjedhjen e krizës politike në vend ka reaguar Ambasada e SHBA në Tiranë.

Përmes një deklarate ambasadori i SHBA, Donald Lu uron popullin shqiptar për durimin dhe besimin në demokraci.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës  dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje. Bravo kolegëve nga bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjith partive politike të Shqipërisë” thuhet në deklaratën e ambasadorit Donald Lu.