Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Reagon ashpër Artan Fuga: Shqipëria drejt çmendurisë, politika shkruan shkencën!
Ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Medias u miratua projektligji i Akademisë së Shkencave.
Mbledhja e Komisionit për këtë projekligj pati debate. Kryetarja e Komisionit, përfaqësuese e opozitës së re, Fatjona Dhimitri braktisi mbledhjen me arsyetimin se në variantin përfundimtar të projektligjit nuk janë reflektuar propozimet e disa akademikëve.
Akademiku Artan Fuga ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale, lidhur me këtë votim.
“Shqipëria drejt çmendurisë, politika shkruan shkencën! Politika po e masakron shkencën”, shkruan ndër të tjera akademiku Fuga në reagimin e tij.
Shënimi i plotë i Artan Fugës
Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Maksëellit!
------
Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit tëshkencës dhe kërkimit shkencor!
Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën !
Politika po e masakron shkencën!
Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!
Dita e fundit ka ardhur !