Flash News

KRYESORE

Reagon avokati i Saimir Tahirit: Si e morëm vërtetimin nga Prokuroria e Katanias

Reagon avokati i Saimir Tahirit: Si e morëm vërtetimin nga Prokuroria

Avakati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga Top Channel ku u ngritën dyshime në lidhje me vërtetësinë e dokumentit të paraqiturur nga ish-ministri i Brendshëm sa i takon dokumentit të tërhequr nga Prokuroria e Katanias.

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Top Story’ avokati Haxhia e mohoi një gjë të tillë duke sqaruar edhe skemën e ndjekur që u përdor për pajisjen me atë vërtetim.

Haxhia tha se ka dy mënyra sesi merret një dokument i tillë. Mënyra e parë është që kërkesën e dorëzon tek titullari i institucionit, në këtë rast Prokuroria e Katanias, dhe rasti i dytë që u ndoq edhe nga Tahiri dhe avokatët e tij është që kërkesa të merret tek sekretaria. “Ne morëm privatisht nga sekretaria”, tha Haxhia duke shtuar se u ndoq kjo rrugë për efekt shpejtësie për shkak të zhvillimeve në parlamentin shqiptar dhe dokumenti nuk është dorëzuar në një institucion, pasi në rast të kundër do ishte ndjekur mënyra e parë ku do ti drejtohej titullarit të institucionit.

Të fundit