Flash News

KRYESORE

Reagon Balla pas protestave: Fillon nesër rikonstruksioni i shkollës në Mengël

Reagon Balla pas protestave: Fillon nesër rikonstruksioni i shkollës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije, përmes një statusi në “Facebook”, se nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla është e dëmtuar dhe në kushtet që është rrezikon seriozisht të shembet dhe të zërë fëmijë e mësues brenda.

Balla shton se nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike, duke ia drejtuar këto akuza Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i Ballës:

Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike.

Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla është e dëmtuar dhe në kushtet që është rrezikon seriozisht të shembet dhe të zërë fëmijë e mësues brenda. Fillon neser sepse procedurat e tenderimeve publike kërkuan kohën e vet minimale.

Unë nuk e kuptoj pse politika e zymtë e PD, një partie që ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militantë të papërgjegjshëm duan të luajnë me jetët e fëmijëve.

“Duam të bëjmë mësim në shkollën që po shembet”, “Nuk duam rikonstruksionin”, “Nuk i çojmë fëmijët 1 muaj në një shkolle tjetër”.

Më thoni si mund t’ua zgjidhësh këtë kërkesë pa kuptim. Kur brenda disa ditësh shkolla do të ketë soleta të reja dhe vetëm atëherë mund të zhvillohet mësimi normalisht.

Kjo lloj politike e ulët nuk është politikë për hallin e shkollës së fëmijeve, por për hallin e pazgjidhshëm të Lulit dhe të partizës së tij, dikur Partia Demokratike.

#EgjithëVëmendjapërFËMIJËT

Të fundit