Flash News

KRYESORE

Reagon Basha për Listën e Ramës: Mungojnë ca emra në të...

Reagon Basha për Listën e Ramës: Mungojnë ca emra në

Lulzim Basha është shkëputur për pak nga gara e brendshme në parti, për 't'iu kthyer' kundërshtarit Edi Rama, lidhur me një listë të publikuar sot prej KM ku figurojnë zyrtarë të administratës, por edhe mjekë e gjyqtarë. Basha e quan të turpshme listën dhe një kthim në kohën e Enverit. Ai shton se në listë mungojnë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë si 'Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë'.

Postimi i plotë i Bashës:

Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rrjesht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës. Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre.

Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i cdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.

Të fundit