Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Reagon Ben Blushi pas sondazhit parazgjedhor: Pse nuk i besoj rezultatit
Pas publikimit të sondazhit parazgjedhor një ditë më parë, ka reaguar kreu i LBRA-s Ben Blushi.
Blushi sqaron përmes një postimi në rrjetet sociale se përse nuk i beson këtij sondazhi të IPR marketing.
LIBRA renditej e katërta me 2.3% të votave. Sipas Blushit asnjë popull nuk voton 90% një qeveri dhe kjo është edhe arsyeja se përse nuk i beson sondazhit.
Reagimi i Blushit:
PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET
Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.