All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Reagon deputeti i PS-së i përjashtuar nga lista: “Kam shumë për të thënë kundër Ramës”

Reagon deputeti i PS-së i përjashtuar nga lista: “Kam shumë
All - Paragraf - 1

Përjashtimi i 27 deputetëve nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 18 qershorit, nuk ka kaluar pa reagime. Vladimir Kosta është njëri prej tyre, i cili ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të folur lidhur me këtë situatë.

All - Paragraf - 3

Ai ka shkruar se ka shumë për të thënë lidhur me këtë vendim anormal të Kryesisë dhe personal të Edi Ramës.

Kosat ka shtuar se për hir të punës dhe respektit që ka për kolegëte  kësaj partie, nuk do të flasi pasi nuk do që të kthehen në kosto për ta.

Statusi i plotë:

Pëshëndetje miq! 

Dje deklarova se do të flisja për përjashtimin tim dhe të 26 deputetëve aktualë nga listat e kandidatëve të PS.

Në të vërtetë kam shumë për të thënë për këtë vendim jo normal të Kryesisë dhe personal të Ramës.

Por nga që më dhimbset puna ime në parti dhe kam respekt për shumë miq ne PS, nuk dua që qëndrimet e mia të kthehen në kosto për ta. 

Socialistët do flasin në zgjedhje më qartë se kushdo tjetër për këto përjashtime nga kandidimi.

Të fundit