Flash News

KRYESORE

Reagon edhe MEPJ: Krijimi i ushtrisë, e drejtë legjitime e Kosovës

Reagon edhe MEPJ: Krijimi i ushtrisë, e drejtë legjitime e

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pak minuta më parë për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Në deklaratë thuhet se vendimi i Kuvendit të Kosovës është bazuar në të drejtën legjitime të një shteti sovran dhe të pavarur.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet miratimin e tre ligjeve mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës. Rezultati i sotëm në Kuvend është fryt i kontributit shumëvjeçar të gjitha forcave politike dhe popullit të Kosovës, bazuar në të drejtën legjitime të një shteti sovran e të pavarur”, thuhet në deklaratë.

MEPJ thekson gjithashtu se mbështet angazhimin e Qeverisë së Kosovës që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet në mënyrë graduale dhe në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.

“Mbështesim angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë të zhvillohet gradualisht, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, si dhe të jetë gjithëpërfshirës. Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të vendit, si dhe të forcimit të sigurisë në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë shqiptare.

Zv/sekretarja e NATO-s kundërshton nga Tirana ushtrinë e Kosovës, Bushati hesht në konferencë

Të fundit