Flash News

KRYESORE

Reagon Fatmir Xhafaj: Dorëheqja si ministër i Brendshëm, me vullnetin tim

Reagon Fatmir Xhafaj: Dorëheqja si ministër i Brendshëm, me

Fatmir Xhafaj ka reaguar pas vendimit për të dhënë dorëheqjen si ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Xhafaj thekson se ka qenë vullneti i tij për t’u larguar si ministër në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që këtë të fundit e falenderon për emërimin në detyrën e rëndësishme.

“Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, shprehet ish-ministri.

Xhafaj thekson se gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm ka arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm; puna si këshilltar i Ramës dhe konfliktet me Berishën kur drejtonte ushtrinë

Reagimi i plotë i Fatmir Xhafajt:

Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.

A e goditi ‘Forca e Ligjit’ edhe Fatmir Xhafajn? Gazetarët: Dorëheqja është e befasishme; kujt deshi t’i vinte prangat?

Raportimi i gazetës: Rama dhe Xhafaj, sherr gjithë natën. Kryeministri nxitoi të njoftonte dorëheqjen

Të fundit