Flash News

KRYESORE

Reagon gazetarja e huaj: Ja si më zhvati sekretari shqiptar i shtypit

Lily Linch, një gazetare e huaj ka rënë pre e një mashtrimi financiar, nga një person që hiqej si investitor.

Gazetarja shkruan në tëiter se një sekretar shtypi që punon për një deputet dhe autor ballkanas, e ka mashtruar dhe zhvatur asaj para.

Thuhet se personi që ka mashtruar gazetaren e huaj, ka qenë drejtor i fushatës së deputetes Rudina Hajdari.

“Siç disa e dinë, unë u kontaktova nga një “investitor” në 2017-ën dhe u zhvendosa në Shqipëri për të punuar me të. Ishte mashtrim. Humba paratë edhe besimin te të tjerët. Rezulton se ai ishte një sekretar shtypi për një deputet dhe autor ballkanas. Sigurisht ajo është e lidhur me Jasmin Mujanovic”, shkruan gazetarja.

Në postimin e Lily Linch ka komentuar edhe Rudina Hajdari, ku prej komentit të saj duket se edhe vetë ajo ka rënë pre e mashtrimit të këtij sekretari shtypi.

“Kjo lidhje është fantastike. Pse një ish-deputet i PD-së vepron si sekretar i shtypit i presidentit shqiptar për @JasminMuj dhe thotë se do të shpjegojë të hënën arsyetimin e tij? @pack_doris Ju rekomandoj të lexoni “Hunger and Fury”. Libër i jashtëzakonshëm”, komenton Hajdari.

Të fundit