Flash News

KRYESORE

Reagon Haki Çako pas largimit nga detyra, arsyet e shkarkimit të tij

Pas largimit nga detyra të Haki Çakos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Çako në një prononcim për “News 24” është shprehur se ishte në dijeni të urdhrit për shkarkimin e tij.

Pas një takimi të gjatë me ministrin Xhafaj, i cili e falënderoi Çakon për punën dhe kontributin e tij por theksoi se Policia e Shtetit ka nevojë për energji dhe dinamikë të madhe.

Njoftimi

Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.

 

Të fundit