Flash News

KRYESORE

Reagon ish-dekani për mospagesën e akademikëve: E gjithë kjo ka vetëm një emër “papërgjegjshmëri”

Reagon ish-dekani për mospagesën e akademikëve: E gjithë kjo

Pas gjithë debateve që ka hapur çështja e mosmarrjes së pagave nga ana e pedagogëve vjen edhe një reagim tjetër nga një ish-dekan dhe aktualisht deputet i LSI, Shezai Rrokaj.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rrokaj ka thënë se petagogët janë pa paga, ndërkohë që qeveria mendon për fasada ekranesh. Ai thotë se ky që po ndodh sot është një terr informativ nga MASR. Sipas tij e gjithë kjo ka vetëm një emër “papërgjegjshmëri”.

Statusi

Pedagogët pa paga, Qeveria mendon për fasada ekranesh.

Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë pagat. Terr informativ nga MASR. Disa drejtues të lartë, të zgjedhur a të emëruar as që duan t’ia dinë për pedagogët dhe familjet e tyre. Madje, sikur të jetonin në hënë e të mos ishin edhe këta rrogëtarë, as që nuk e dinë se pedagogët nuk kanë marrë pagat, por e marrin vesh prej tyre. E më tej thjesht informohen prej MASR, se qenka duke u përgatitur një akt nënligjor. Po përse ky akt nënligjor nuk është bërë në kohën e duhur? Përse nuk ka një komunikim administrativ a publik nga ministria përgjegjëse? Çfarë qenka kaq e vështirë për një akt nënligjor në raport me 6000 mijë familjet e profesoratit? 

Ka vetëm një përgjigje: papërgjegjshmëri. Kur mendon se sa kohë shpenzon qeveria për fasada ekranesh e aktrime nëpër salla doemos qytetarët, kinse në bashkëqeverisje, mbeten më të keqpërdorurit prej saj.

 

Të fundit