Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Reagon ish-deputeti i Boçi: Vrasja e avokatit nuk është thjeshtë larje hesapesh
Ish-deputeti i Partisë Demokratike ne qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar pas vrasjes së avokatit, Ravik Gurra, në qendër të qytetit.
Për Boçin, Elbasani është nën pushtetin dhe terrorin e bandave, ndërsa akuzon se qeverinë se bashkëpunon me krimin.
“Nuk është thjesht larje hesapesh. Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë. Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!”, pyet Boçi.
Statusi i plotë:
ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!
- Gjendet një automjet i djegur në Elbasan, dyshohet se u përket vrasësve të avokatit
- Gazetari në studio reagon i tronditur: Avokatin e vrarë e kisha mik. Çfarë më tha para një jave
- Vritet me armë në Elbasan avokati i Shullazit dhe Çapjave
- Vrasja në Elbasan/ Dosjet ‘big’ që avokati Gurra ka patur përgjatë viteve