Flash News

KRYESORE

Reagon këshilltarja e LSI: Zullumet do ja vërtetoi në gjyq Xhemal Qefalisë

Reagon këshilltarja e LSI: Zullumet do ja vërtetoi në gjyq Xhemal

Këshilltarja e LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Elona Guri, nuk ka pritur shumë për t’iu kundërpërgjigjur deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia. Ky i fundit e ka paditur këshilltaren Guri për akuzat që ajo i ka bërë gjatë dëgjesës me kryebashkiakun Veliaj për rritjen e çmimit të ujit, që ai vjedh ujin e pijëshëm.

Duket se këshilltarja e LSI, nuk është trembur nga padia e deputetit socialist, përkundrazi ajo ka thënë se tashmë falë gjyqit që vetë zoti Qefaliaj ka kërkuar, do të vërtetohen të gjitha zullumet e tij me ujin e pijshëm.

"As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t'i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë. Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do të përballemi me fakte. Qëndrimi im në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jo oligarkëve. Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm", është shprehur Guri.

Të fundit