Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Reagon Koreja e Veriut për deklaratat e fundit: “Trump ndezi fitilin e luftës”
Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut deklaroi se Donald Trump ka ndezur fitilin e luftës ndaj Penianit. Për ministrin Ri, fjalimi i presidentit amerikan përpara Kombeve të Bashkuara në shtator ishte pika e kthesës në situatën mes dy vendeve. Për kreun e diplomacisë koreano-veriore nuk ka vend për dialog mes palëve, teksa ai paralajmëroi se Uashingtoni duhet të tregojë kujdes në veprimet ndaj Penianit.
Donald Trump ka “ndezur fitilin e luftës” kundër Koresë së Veriut. Kështu është shprehur ministri i jashtëm koreano-verior Ri Yong-ho, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve në Rusi. Deklarata vjen pas javësh tensionesh të përshkallëzuara mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të nxitura nga testet e përsëritura bërthamore të Penianit dhe retorikës së ashpër të presidentit Donald Trump.
Në një prononcim për agjensinë ruse TASS, ministri Ri citoi fjalimin e Trump përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork si pikën e kthesës.
Ri, i cili e quajti Trump “të çmendur” shtoi për agjensinë ruse se Koreja e Veriut po fiton dhe përfaqëson një kundërpeshë të denjë për Shtetet e Bashkuara. Duke i bërë jehonë paralajmërimeve të liderit koreano-verior Kim Jong-un, Ri u shpreh se Uashingtoni duhet të veprojë me takt dhe të mos prekë Penianin nëse nuk dëshiron të turpërohet përpara botës.
I pyetur nga agjensia ruse për mundësinë e dialogut mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, ministri Ri u shpreh se situata aktuale mes vendeve nuk paraqet atmosferën e duhur për negociata. Këto komente më të fundit të ministrit të jashtëm koreano-verior me gjasa do të nxisin një tjetër luftë verbale mes Trump dhe Kim.