Flash News

KRYESORE

Reagon kryebashkiakja e Sarandës pas vdekjes së turistes ruse

Reagon kryebashkiakja e Sarandës pas vdekjes së turistes ruse

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në brigjet e Ksamilit një turiste ruse humbi jetën pasi u aksidentua nga një mjet uji. Kryebashkiakja e Sarandës Florjana Koka tha në një lidhje telefonike në emisionin “Ekopolitikë” se që prej ngjarjes në  Ksamil janë bllokuar një numër i konsiderueshëm mjete lundurese.

Koka deklaroi se task forca e bashkisë po zhvillon kontrolle në mënyrë që subejtet private të zbatojnë kriteret, në rast të kundër do ti revokohet edhe licenca.

"Policia kufitare ka bllokuar një numër të konsiderueshëm të mjeteve lundurese,ndërkohë që prej disa ditësh grupe të task forcës së bashkisë janë duke inspektuar në terren zbatimin e kontratës dhe kritereve, kushteve që bashkia ka vendosur tek subjektet private për licensimin e tyre. 

Ka pasur probleme, nuk është një situatë rozë, por kemi lënë afate 24 orëshe dhe po ky grup do të kalojë si në Ksamil dhe Sarandë për ti kontrolluar. Në rastet që do të vëmë re një neglizhencë vazhdueshme do të revokojmë licencat aty ku do ta shikojmë të arsyeshme", tha Koka.

 

Të fundit