All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Reagon Lulzim Basha: Shembja e shtëpisë muze, akt urrejtjeje dhe dobësie

All - Paragraf - 1

Për shembjen e shtëpisë muze të Prek Calit, kryetari i opozitës Lulzim Basha, reagoi disa minuta më  parë nëpërmjet një statusi në facebook.

All - Paragraf - 3

Ai konsideron se Rama nuk mund të duroj dot nderimin e një prijësi legjendar anti-komunist si Prek Cali, sepse e tremb hija e tij.

Basha gjithashtu ka deklaruar se ky është një akt urrejtje dhe dobësie, por Kelmendasit dhe Shqipëria do t’ja  japin përgjigjen pjellës së keqe.

Statusi i plotë

“Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine.

Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.

Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe.”

 

Të fundit