KRYESORE

Reagon Mbretëresha Elizabeth II pas dorëheqjes së Meghan dhe Harry-t

Tërheqja nga familja mbretërore dhe nga titujt e Meghan Markle dhe Princit Harry ka shkaktuar jo pak zhurmë në media. Prej disa ditësh po pritej një reagim zyrtar i Mbretëreshës Elizabeth II, mirëpo deri sot ajo nuk kishte dhënë asnjë informacion lidhur me këtë vendim të nipit të saj. “Sot familja ime pati diskutime shumë konstruktive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry-t dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtar të punës me kohë të plotë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si një familje. Këto janë çështje komplekse për familjen time për t’u zgjidhur, dhe ka edhe disa punë për t’u bërë, por unë kam kërkuar që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vijim”, ka deklaruar Mbretëresha.

Ditari politik

Të fundit