Flash News

KRYESORE

Reagon Ministria e Arsimit: Pezullimet e zyrtarëve janë në fuqi

Reagon Ministria e Arsimit: Pezullimet e zyrtarëve janë në fuqi

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagoi në lidhje me disa njoftime të shpërndara në media për rrëzimin e vendimeve të saj.

MAS sqaron se të gjithë ish-punonjësit të cilët për shkak të mospërmbushjes së detyrave të tyre funksionale që kanë sjellë pasoja shumë të rënda në mbarëvajtjen e punës së institucionit, ndaj të cilëve është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe kallëzimit penal, vijojnë të jenë të pezulluar.

“Urdhri i Ministrit Nr.7/Extra datë 13.06.2017 me anë të  së cilit është urdhëruar pezullimi i menjëhershëm nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Arsimit dhe Sportit, z. Plarent Ndreca, Urdhri Nr. 335 datë 16.06.2017 më të cilit është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, z. Alqi Kushi, Urdhri Nr. 342, datë 19 qershor 2017 me anë të cilit është pezulluar nga detyra Drejtori i Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit znj. Ornela Koleka, janë në fuqi”, vijon më tej njoftimi. 

Gjithashtu ministria thekson “se asnjë institucion tjetër shtetëror, përfshirë Departamentin e Administratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, me vendimet e tyre nuk kanë cenuar vlefshmërinë e akteve të pezullimit të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit. Çdo informacion i servirur si vendimmarrje pranë Titullarit të Institucionit, nuk cenon legjitimitetin e këtyre akteve.”

Autoritetin kushtetues për të gjykuar mbi vlefshmërinë e akteve të pezullimit të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend dhe asnjë institucion tjetër, mbyll njoftimin MAS.

Të fundit