Flash News

KRYESORE

Reagon ministria e Shëndetësisë mbi rastin e dhunës ndaj kirurgut shkodran

Reagon ministria e Shëndetësisë mbi rastin e dhunës ndaj

Përmes një deklarate për mediat ministria e Shëndetësisë ka  reaguar ndaj rastit të dhunës së ushtruar nga një pacient ndaj mjekut në spitalin e Shkodrës. Ajo dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj mjekut kirurg dhe inkurajon organet kompetente që të marrin masa të menjëhershme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deklarata e plotë:

Ministri i Shëndetësisë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj mjekut kirurg B.G në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ministri i Shëndetësisë inkurajon organet kompetente që të marrin masa të menjëhershme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbrojtja e personelit shëndetësor nga dhuna, krijimi i një sistemi të sigurt brenda spitaleve, por edhe jashtë tyre, duhet vlerësuar me prioritet.

Është përgjegjësi e shtetit që të sigurojë kushtet e nevojshme që të shmangë çdo përplasje apo sulm fizik midis mjekëve dhe pacientëve si dhe të mos kriminalizojë askënd derisa fajtori të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. 

Në misionin e tij human për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, mjeku bazohet në shkencë dhe në ndërgjegjen e tij por ka nevojë për mbështetjen e mbarë opinionit publik dhe shtetit shqiptar deri në përmbushjen e këtij misioni.

Personeli shëndetësor po kontribuon për statusin aktual shëndetësor të vendit dhe demoralizimi nga ngjarje të tilla do të reflektojë mbi këtë kontribut.

Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar që të krijojë kushtet për një ambjent miqësor midis personelit shëndetësor dhe pacientit me qëllim ofrimin e një kujdesi shëndetësor sa më cilësor dhe në kohë.

Të fundit