Flash News

KRYESORE

Reagon Peleshi për analizat e qumështit: Siguria ushqimore në vend gjithmonë me probleme, do merren masa

Reagon Peleshi për analizat e qumështit: Siguria ushqimore në

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka reaguar pas analizave të AFI për sigurinë ushqimore pasi rezultoi se mishi dhe qumështi kanë përmbajte të substancave të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Peleshi u shpreh se siguria ushqimore në vend ka pasur gjithmonë probleme dhe se do të ketë një ndërhyrje radikale në grumbullimin dhe përpunimin e qumështit ashtu siç vepruam me mishin.

Ndër të tjera Peleshi u shpreh se ISUV dhe AKU do të verifikojë situatën e qumështi dhe do të planifikojë garantimin e standardeve të tij.

Reagimi i plotë:

Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qenë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu siç u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

Duke marrë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm.

Të fundit