Flash News

KRYESORE

Reagon për herë të parë Edi Rama: Pse i pranuam 20 emigrantët e bllokuar në Itali, në fillim hezituam

Reagon për herë të parë Edi Rama: Pse i pranuam 20

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit që Shqipëria të pranojë 20 emigrantë nga Eritrea, të cilët bashkë me 130 të tjerë u  bllokuan për pesë ditë në një anije në portin e Catania-s në Itali.

Në një intervistë për ‘corriere della sera’ , Rama shpjegon arsyet pse u mor ky vendim.

“Marrëdhëniet me Italinë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Ne duhet të bënim diçka por emigrantët nga Eritrea, njësoj siç ka bërë edhe Italia për ne, por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm.  Nuk kishte negociata. Ne donim të bënim diçka, në fillim kemi hezituar për të mos pasur përplasje me qeverinë italiane, por  komunikimet mes ministrave të jashtëm e kanë zgjidhur këtë.  Shteti italian ka bërë shumë edhe për Europën, ndaj shpresoj që Europa “të zgjohet”, u shpreh Rama, ndërsa u pyet nëse Shqipëria do të pranojë të tjerë emigrantë.

“Rama tha se kjo gjë nuk do ta zgjidhte problemin dhe se s’do të ketë asnjë shkëmbim me BE. “Nuk do ta zgjidhte problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe çdo shtet të bëjë pjesën e vet. Ne e thamë në vitin 2015: kemi nevojë për një plan evropian dhe e bëjmë sërish këtë apel”, u shpreh Rama.

Të fundit