Flash News

KRYESORE

Reagon për herë të parë Kryepeshkopi Anastas për vrasjen e Kacifas

Reagon për herë të parë Kryepeshkopi Anastas për

Mbrëmjen e sotme, familjarët e Konstantinos Kacifas, kanë tërhequr trupin e 35-vjeçarit nga morgu në Tiranë, pas dhënies së autorizimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për herë të parë që pas vrasjes së tij ka reaguar sot Kryepeshkopi Anastas, duke iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë zhurmën e papërgjegjshme dhe të lejojnë që trupi i Kacifas të varroset sipas traditës fetare.

Thirrja e Kryepeshkopit:

U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për t’u varrosur sipas traditës fetare.

Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”, ka apeluar kryepeshkopi Anastas.

 

Të fundit