Flash News

KRYESORE

Reagon policia për atentatin në Vlorë, ja kush janë personat e plagosur

Reagon policia për atentatin në Vlorë, ja kush janë personat

Policia ka reagur me ane te nje njoftimi per media lidhur me te shtenat me arme zjarri qe u shenuan sot ne Vlore. Sipas njoftimit behet e ditur se kane mbetur te palgosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç. Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit Dritan Begaj, 50 vjeç dhe Ferdinand Llanaj, 39 vjeç dhe djali 8-vjeçar i Ferdinandit, i cili u plagos ne krah. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

39-vjeçari Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles, në 7 prill 2015. Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me 35 vite burg. Ndërkohë mësohet se në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinand Llanaj.

“Mendohet se autorët kanë dalë nga një makinë, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. 

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Më herët, nga mediat u fol për një viktimë, por që më pas ka personi i plagosur rëndë është ende në luftë me jetën në spitalin e Vlorës.

Të fundit