Flash News

KRYESORE

Reagon Skënderbeu për sulmin ndaj Gjokës: Autoritetet të mbrojnë punën e trajnerit

Reagon Skënderbeu për sulmin ndaj Gjokës: Autoritetet të

Ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u sulmua me thikë nga një person me kapuç, ka shqetësuar të gjithë opinionin sportiv.

Në një reagim në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut i ka shprehur mbështetje trajnerit 48-vjeçar duke e cilësuar aktin si ngjarje të shëmtuar dhe të paprecedent.

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh mbështetjen maksimale ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua ditën e djeshme fizikisht pas përfundimit të stërvitjes. Ngjarje e shëmtuar dhe e paprecedent ndaj ‘institucionit’ të trajnerit, ngjarje e cila nuk ka lidhje me botën e futbollit, misionit dhe mesazhit pozitiv dhe ‘Fair Play’ që të gjithë ne, anëtarët e komunitet sportiv në Shqipëri duam të përçojmë. Stafi teknik i klubit me në krye trajneri Ilir Daja janë shprehur të shqetësuar mbi këtë ngjarje dhe kërkojnë nga autoritetet përkatëse zgjidhjen e situatës, kapjen e autorit dhe mbrojtjen e profesionit të trajnerit”, shkruhet në faqen zyrtare të Skënderbeut.

 

Të fundit