Flash News

KRYESORE

Reagon Spartak Braho pas publikimit të përgjimeve nga Berisha

Reagon Spartak Braho pas publikimit të përgjimeve nga Berisha

Pas publikimit të bisedës nga ish-kryeministri Sali Berisha mes deputetit të LSI, Spartak Braho dhe Ndre Legisit ka reaguar Braho.

Deputeti i LSI ka thënë se ajo ishte një bisedë mes shokësh që flisnin për grevën e urisë së LSI-së në vitin 2008 që sipas tij është publikuar për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike. Braho quan  Berishën paranojak përgjimesh dhe thotë se nuk i harron zakonet e vjetra. 

 “Nuk e kuptoj se ku ishte ‘vlera’ e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime”, ka thënë Braho.

Biseda e përgjuar mes Spartak Brahos dhe Ndre Legisit:

Ndre Legisi: Nuk është halli jonë ky…

Spartak Braho: Është halli i tyre…

Ndre Legisi: Halli i atyre është…

Spratk Braho: Nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela…

Ndre Legisi: Vetëm Iliri (Meta)…

Spartak Braho: Ilirin (Meta) e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqeja me bajame.

Ndre Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.

Spartak Braho: Ça ke bërë ti, mirë?

Ndre Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.

Spartak Braho: Rama (Kryeministri Edi Rama) mori në telefon në mëngjes.

Ndre Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të. Nga ora 11:20.

Spartak Braho: E kishe knaq atë, më tha mu. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë.

Ndre Legisi: S’ka problem ajo punë.

 

 

 

 

Të fundit