Flash News

KRYESORE

Reagon Tahiri mbi akuzat për udhëtimet e Moisi Habilaj me babain dhe bashkëshorten e tij

Reagon Tahiri mbi akuzat për udhëtimet e Moisi Habilaj me babain dhe

Pasi gazetari Basir Çollaku ka folur mbi një udhëtim që ka patur Moisi Habilaj, me babain e Sajmir Tahirit dhe bashkëshorten e tij drejt Italisë ka reaguar vetë ish-ministri.

Ai i hodhi poshtë akuzat teksa ka pohuar se babai dhe bashkëshortja e tij, kanë në pasaportë vulat e marra në Rinas.

Më herët gazetari Çollaku deklaroi: “Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe ashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Al Italia. Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera”.

Të fundit