Flash News

KRYESORE

Reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për arrestimin e Kastriot Myftaraj

Reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për arrestimin e Kastriot

Pas arrestimit të Kastriot Myftaraj nuk ka vonuar edhe reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Nëpërmjet një deklarate ata kanë dënuar këtë akt duke e cilësuar si masë ekstreme.

Deklarata e plotë:

Deklarate e UGSH per rastin Kastriot Myftari

Burgosjet per shkak te fjales jane e shkuar qe duhet harruar!

Tirane me 10.05.2017

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte njohur me rastin e arrestimit te publicistit dhe autorit te disa librave Kastriot Myftari per shkak te nje shenimi komentues ne te cilin me nje gjuhe qe shperfill Kodet e Etikes ne komunikimin publik dhe cenon ligjin "Per dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes", shkon deri ne kercenimin verbal ndaj ambasadores se BE-se ne Shqiperi. Kjo flagrance ne tekstin e publicistit ne fjale ka pasuar me masen e arrestimit nga ana e Policise se Shtetit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare e konsideron kete nje mase ekstreme dhe vlereson se arrestimet apo burgosjet per shkak te fjales dhe komentit te lire ne Shqiperi jane nje histori e se shkuares e cila nuk meriton ne asnje menyre te perseritet. Liria e fjales dhe e shprehjes duhet te bashkejetoje me parimet dhe normat etike. Komuniteti i mediave dhe sidomos ai i gazetareve dhe editoreve shqiptare le ta pranojne kete rast si nje mundesi per distancim nga shkeljet dhe perdhosjet etike ne komunikimet permes mediave dhe ate publik.

Ne kerkojme heqjen e prangave per publicistin dhe aplikimin e penaliteteve ligjore te cilat nuk parashikojne vetem burgimin per shkak te fjales apo publikimit.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Të fundit