Flash News

KRYESORE

Reagon Vetëvendosja për dorëheqjen e Ahmetit: Zgjodhi anën e atyre që punuan kundër partisë

Reagon Vetëvendosja për dorëheqjen e Ahmetit: Zgjodhi anën e

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga të gjitha postet e tij në këtë parti, duke e falënderuar për kontributet në fitore dhe duke i kërkuar realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017

“Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017. Mbështetjen e Lëvizjes besojmë se Shpendi e ka ndjerë në të gjitha betejat politike, por edhe në Asamblenë Komunale, si dhe nga aktivistët e angazhuar në drejtoritë me vështirësi e rrezikshmëri të lartë, por edhe në fushatë, ku qindra vullnetarë, deputetë, anëtarë të kryesisë e figura publike janë angazhuar që të krijojnë mbështetje për Shpend Ahmetin në çdo fshat e çdo lagje”, shkruhet në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Në reagim gjithashtu shkruhet se fatkeqësisht Ahmeti zgjodhi anën e personave të cilët e kalonin kohën nëpër takime informale duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen.

“Fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që megjithatë të mbaj anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysëm punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime informale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen”, shkruhet në faqen e ‘Facebook’.

Vetëvendosja është shprehur se Lëvizja ka kaluar sfida edhe më të mëdha dhe kanë arritur të fitojnë dhe do të vazhdojnë të fitojnë.

“Megjithatë ne e dimë se Lëvizja ka kaluar sfida më të mëdha se kjo, dhe bashkë me mbështetjen e qytetarëve Lëvizja do t'i prijë ndryshimeve të domosdoshme e të shumëpritura në Kosovë. Goditjet mbi Lëvizjen nuk i ndihmojnë Kosovës por as nuk e zmbrapsin Lëvizjen në përballjen me regjimin. Ne kalitemi nëpër sfida dhe fitojmë, dhe do të fitojmë”, mbyll reagimin Lëvizja Vetëvendosje.

Të fundit