Flash News

KRYESORE

Reagon Voltana Ademi: "Edi Rama me shumë shtretër..."

Reagon Voltana Ademi: "Edi Rama me shumë shtretër..."

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka reaguar pas një deklarate të Edi Ramës ku ajo pikturohej si gjumashe. Ademi thotë se po të ishte Edi Rama do i vinte turp të dilte para popullit. Sipas kryebashkiakes shkodrane, KM u mëson pjesëmarrësve në takimet e tij çfarë të thonë dhe tallet me ta.

Reagimi i plotë i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi:

Po të isha në vendin tënd do me vinte turp të dilja para popullit! Dy fjalë Edi Ramës që vjen e tallet me njerëz të thjeshtë duke u thënë: "shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol, po mos thuaj këtë po thuaj atë”, “hajde falendero babën”, “me cilën parti je”, “a me do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj

Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikantë droge.

Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përball kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun.

Flet per gjumin se kerkon te vere ne gjume popullin e Shkodres duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa nje ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.

Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh ne gjume, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalesh nga Shkodra!

E dini kush eshte Rama? Ështe ai që tha para pak kohesh se nuk na jep Bashkia Shkoder leje për “Kafen e Madhe”. Nderkohe qe nuk kishte aplikuar fare per leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Te ketij format genjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.

Por, kjo do i zgjase deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!

Të fundit