Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Të shtunën do të luhet ‘El Clasico’ mes Real Madrid dhe Barcelonës. Duke ju referuar vlerës së 22 lojatërëve që pritet të aktivizohen do të jenë afro 1 miliardë euros në fushën e gjelbërt.
Duke marr në konsideratë 11 titullarët e Zidane, Real Madrid zbret në fushë me futbollistë që së bashku në merkato kushtojnë 503 mln euro ndërsa katalanasit do të zbresin në fushë me 11 futbollistë që në merkato kushtojnë 480 mln euro.
Tek Real Madrid portieri Keylor Navas ka një vlerë prej 18 mln euro. Mbrojtja e përbërë nga Carvajal,Varane, Ramos dhe Marcelo kushton 163 mln euro. Në mesin e fushës, Isco, Casemiro, Kross dhe Modric kushton 180 mln euro. Ndërsa në sulm Ronaldo vlerësohet në merkato me 100 mln dhe Benzema 60 mln pra në total njëmbëdhjetëshja e Real kushton në merkato 503 mln euro.
Tek Barcelona, portieri Ter Stegen kushton 25 mln euro ndërsa mbrojtja me Sergi Roberto,Pique,Vermaelen dhe Jordi Alba kushton 100 mln. Mesfusha e Barcelonës kap një vlerë prej 125 mln me lojtarë si Busquets,Rakitic e Paulinho. Ndërsa treshja e sulmit me Messin ,Luis Suarez dhe Iniestën shkon në 230 mln euro.