Flash News

KRYESORE

Real Madrid apo Dortmund, Hakimi nuk di ku do luajë në verë

Real Madrid apo Dortmund, Hakimi nuk di ku do luajë në verë

Borussia Dortmund dje fitoi 2-0 ndaj Slavia Prague me dy gola të mbrojtësit Achraf Hakimi. Duket e pabesueshme kur e sheh duke ndodhur, sepse ai është mbrojtës, por po flasim për një lojtar të nivelit të lartë.

Djaloshi pas ndeshjes ka folur për të ardhmen e tij, duke u shprehur se ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Ai është lojtar i cili ka luajtur te Real Madridi dhe ka mundësi të rikthehet në Bernabeu.

“Nuk varet nga unë nëse shkoj atje përsëri. Dy klubet duhet të bisedojnë dhe do të vendosin në fund të sezonit. Fillimisht duhet thjesht të luaj sa më shumë, sidomos në Champions League", ka thënë marokeni.

Në verë Hakimi nuk ka më kontratë me Dortmundin, sepse është i huazuar. Nëse Zidane do kërkojë rikthimin e tij, duhet gjithashtu t'i garantojë minuta loje.

Të fundit