Flash News

KRYESORE

Real Madrid gati për goditjen e merkatos, Salah në diskutim me klubin spanjoll

Real Madrid gati për goditjen e merkatos, Salah në diskutim me klubin

Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi një nga golat në derbin britanik të ‘Champions League’, i zhvilluar mes Liverpool dhe Manchester City, u largua nga fusha në minutën e 52’ pasi pësoi një dëmtim.

Në pritje për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit, sulmuesi ka përfunduar në qendër të zërave të merkatos, ku ndiqet nga tre ekipet e La Liga-s: Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Sipas “Don Balon”, ylli i Liverpool duket se ka zgjedhur klubin e Florentino Perez. Në fakt, nga Spanja kanë shkruar për një marrëveshje të arritur mes stafit të lojtarit dhe presidentit të klubit madrilen.

Natyrisht, Liverpool nuk ka aspak dëshirë ta shesë lojtarin më të fortë të ekipit.

Por në Madrid duket se janë gati për goditjen e merkatos. Gjithsesi, para se t’i bëjë një ofertë zyrtare klubit anglez, Perez duhet të shesë një nga yjet e Real, që nuk është më pjesë e planeve të Zidane.

Mes atyre që duket se janë drejt largimit nga Madridi janë edhe Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Të fundit