Flash News

KRYESORE

Real Madrid interesohet për Elseid Hysajn, në garë edhe Atletiko

Real Madrid interesohet për Elseid Hysajn, në garë edhe Atletiko

Një tjetër derbi madrilen është duke u zhvilluar aktualisht për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysjan. 24 vjeçari ka zgjuar së fundmi edhe interesin e gjigantëve të Real Madridit, të cilët po e studiojnë si një mundësi të mirë për mbrojtjen e tyre.

Por Reali nuk është i vetmi në garë nga Spanja, pasi edhe Atletiko Madrid raportohet se po kërkon shërbimet e shqiptarit. Në të dyja rastet, nëse arrihet një marrëveshje, Hysaj do e ketë gati rolin e titullarit në ekip.

Megjithatë, përveç hezitimit të Napolit për të shitur një prej lojtarëve më të mirë që ka në ekip, dy ekipet madrilene duhet të mposhtin konkurrencën që vjen brenda Italisë dhe jashtë saj. Juventuesi, Bayern Munich, Arsenal, Manchester United dhe Chelsea interesohen gjithashtu për mbrojtësin shqiptar.

Të fundit