Flash News

KRYESORE

Real Madrid-Juve, betejë për mesfushorin më të mirë në botë

Real Madrid-Juve, betejë për mesfushorin më të mirë

Nëse pyesim 100 tifozë futbolli se kush është mesfushori më i mirë në botë (difensiv), 98 prej tyre thonë një emër: N'Golo Kante. Francezi kampion bote, i cili luan te Chelsea, është synimi kryesor i Zinedine Zidane për mesfushën e Realit.

Edhe ish-trajneri i tij, Sarri, e kërkon te Juventusi, sepse e njeh edhe më mirë se Zidane. Problemi është se Chelsea nuk vuan për para dhe do të kërkojë një shifër shumë-shumë të lartë për të hequr dorë nga shërbimet e tij.

Sipas mediave angleze, klubi që e do Kantenë duhet të jetë gati të paguajë 100 milionë euro. A ia vlen të shpenzosh kaq shumë për një mesfushor difensiv?

Të fundit