Flash News

KRYESORE

Real Madrid kampion edhe në "Money League"

Real Madrid kampion edhe në "Money League"

“Deloitte Football Money League”, që merret me të ardhurat që fitojnë ekipet e futbollit, ka nxjerrë sërish kampion Realin e Madridit skuadrën me më shumë të ardhura.

"Los Blancos" kanë duke arkëtuar sezonin e fundit plot 751 milionë euro, duke lënë pas Barcelonën me 690 milionë dhe Mançester Junajtidin me 666 milionë.

Në edicionin e tij të 22-të, “Deloitte Football Money League” tregon edhe njëherë se titanët e futbollit janë në një betejë gjithnjë e më të ashpër dhe që vitet e fundit janë fuqizuar gjithnjë e më shumë.

Mjafton të shohim se tre të parat kanë grumbulluar më shumë se 2.1 miliardë euro dhe kanë dyfishuar të ardhurat krahasuar me 10 vite më parë. Bashkarisht, 20 shoqëritë sportive me të ardhurat më të mëdha në botë, kanë grumbulluar 8.3 miliardë euro në sezonin 2017-2018 me një rritje prej 6% krahasuar me një sezon më parë.

Në vendin e katërt është Bajerni i Mynihut me 629 milionë euro, i ndjekur nga Mançester Siti me 568 milionë. Top 10 ekipet më me shumë të ardhura vijojnë me Paris SG (541 mln), Liverpul (513 mln), çelsi (505 mln), Arsenali (439 mln) dhe Totenhemi (428 mln). Bie në sy se në top 10 ekipet më me shumë të ardhura nuk ka asnjë skuadër italiane. Gjithsesi ekipi italian që ka përfituar më shumë është Juventusi, në vendin e 11-të me 395 mln euro.

Të fundit