Flash News

KRYESORE

Real Madrid-Liverpool, finalja e fundit mes tyre para 37 vitesh

Real Madrid-Liverpool, finalja e fundit mes tyre para 37 vitesh

Më 26 maj Real Madrid dhe Liverpool do të përballen në finale e madhe të Kievit për trofeun më të madh të kompeticionit evropian, “UEFA Champions League”.

Madrilenët kërkojnë të fitojë titullin e tretë radhazi kontinental për t’u bashkuar me Ajaxin dhe Bayernin, ndërsa Liverpooli do të kërkojë titullin e 6 në historinë e tij.

Hera e fundit që këto dy skuadra janë vënë përballë në finalen e Ligës së Kampionëve, është ajo e vitit 1981, ndeshje e cila u mbyll me fitoren 1-0 të Liverpool, me golin e shënuar nga Kennedy.

Përveç finales së vitit 1981, Liverpooli ka mundur Realin edhe në sezonin 2008-2009 në 1/8 e finaleve, 1-0 në Madrid e 4-0 në Bernabeu.

Dy fitoret e Realit ndaj Liverpollit janë në sezonin 2013-2014 në fazën e grupeve, 3-0 në Anfield dhe 1-0 në Santiago Bernabeu.

Të fundit