Flash News

KRYESORE

Real Madrid ofron shumën marramendëse prej 115 milionë eurosh për Eden Hazard

Real Madrid ofron shumën marramendëse prej 115 milionë eurosh

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga Eden Hazard, edhe pse ky i fundit ka bërë deklarata besnikërie ndaj Chelsea. 

Media britanike “The Sun” ka publikuar se drejtuesit e klubit “merengues” janë gati të bëjnë çmenduri për të bindur Hazard që të transferohet në Madrid. ‘The Sun’ shkruan se flitet për një shumë marramendëse që ka ofruar “Los Blancos” në zyrat e “Bluve” të Londrës për të siguruar kartonin e Hazard dhe bëhet fjalë për shifrën prej 115 milionë eurosh, që do të tundonte shumëkënd.

Nëse ky transferim konkretizohet do të vendoset një record i ri në historinë e futbollit, record i cili mbaheh nga Paul Pogba, për të cilin Manchester United derdhi në arkat e Juventusit verën e kaluar plot 105 milionë euro.

Të fundit