Flash News

KRYESORE

Real Madridi, pranë rinovimit me senatorin e skuadrës

Real Madridi, pranë rinovimit me senatorin e skuadrës

Real Madrid dhe Karim Benzema është një histori që do të zgjasë më tej. Sulmuesi francez luan në Madrid që në vitin 2009 dhe ka rinovuar kontratën me një tjetër vit.

Gazeta AS raporton se ish-ylli i Lyonit ka firmosur për një tjetër vit, pra deri në 2022. Zyrtarizimi i rinovimit do të ndodhë në fund të sezonit.

Benzema aktualisht është golashënuesi më i mirë i "Los Blancos", që kur makineria e golave Cristiano Ronaldo u largua te Juventusi. Francezi e mbylli sezonin e kaluar me 30 gola, ndërsa këtë sezon numëron 18 të tillë.

Të fundit