Flash News

KRYESORE

Real i Madridit bën gati 150 milion euro për 29-vjeçarin polak

Real i Madridit bën gati 150 milion euro për 29-vjeçarin polak

Paraqitjet e fundit në kampionatin spanjoll dhe rendimenti i dobët i sulmuesve duket se po shtyjnë sulmuesin polak, Robert Levandovski drejt Realit të Madridit.

Sipas mediave polake, klubi spanjoll ka bërë gati 150 milion euro për të bindur Bayernin që të lejoj Levandovskin t’i bashkohet ekipit të Zidanit.

Disa ditë më parë, 29-vjeçari shkarkoi nga detyra agjentin e tij për ta zëvëndësuar me izraelitin, Pini Zahavi. Ai njohet si një nga menaxherët më të mirë në qarkullin dhe ishte iniciatori kryesor i marrëveshjes së bujshme të transferimit të Neymar për 222 milionë euro nga Barcelona te Paris SG.

Klubi i Bajernit ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, por po nuhasin diçka të pazakontë, ndoshta tradhtia e radhës do të jetë përsëri polaku. Ashtu siç bëri në kohën kur u largua nga Borusia e Dormtundit në verën e 2013-ës për të ardhur në Mynih.

Të fundit