Flash News

KRYESORE

Reali dështon edhe ndaj Levantes, Hazard krejt në hije

Reali dështon edhe ndaj Levantes, Hazard krejt në hije

Levante këtë të shtunë shokoi Real Madridin duke fituar 1-0 dhe duke e lënë poshtë Barcelonës në tabelën e klasifikimit të La Ligës.

Një gol nga Morales në minutën e 79-të i dha hov kësaj skuadre modeste kundër "Los Blancos". Këta të fundit nuk arritën dot të barazonin, sidomos sepse lojtarët kryesorë thuajse nuk dolën në asnjë rast në lojën e tyre.

Hazard dhe Benzema ishin në hije dhe Barcelona tashmë ka dy pikë më shumë. Kur mendon se ndeshja e radhës e Realit do të jetë ajo me Manchester City-n, situata duket edhe më alarmante.

Të fundit