Flash News

KRYESORE

Reali do yllin e Chelseas, jep kartonin e James dhe para

Një lajm i çmendur merkatoje ka ardhur nga Spanja. Real Madridi kërkon me çdo çmim mesfushorin e Chelseas N'Golo Kante. Madrilenët janë gati të sakrifikojnë shumë për kampionin e botës.

Ekipi londinez e vlerëson mesfushorin me 140 milionë euro, ndërsa presidenti Perez mendon t'u ofrojë "Bluve" kartonin e James dhe para. Kolumbiani vlerësohet në 60 milionë euro, ndërsa presidenti do të shtojë dhe 80 të tjera.

Trajneri Zinedine Zidane është dakord me këtë lëvizje, pasi në këtë mënyrë merr mesfushorin e shumëkërkuar. Pogba nuk u arrit, ndërsa Kante është një emër tjetër shumë i rëndësishëm, ndoshta dhe më i mirë se bashkëkombasi i tij.

Rezultate imazhesh për ngolo kante

Të fundit