Flash News

KRYESORE

Reali me dorë të hekurt, gjoba skandaloze për lojtarët

Reali me dorë të hekurt, gjoba skandaloze për lojtarët

Real Madridi nuk po shkëlqen në fushën e lojës dhe drejtuesit së bashku me stafin teknik kanë nisur menjëherë masat për lojtarët e tyre. Situata nuk është aspak e mirë dhe lojtarët e "Los Blancos" janë ndikuar shumë nga rrjetet sociale.

Trajneri Zidane ka vendosur rregulla të hekurta për të besuarit e tij. Gjoba të ashpra që ia ka zili dhe vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, që shumë shpejt mund t'i aplikojë te verilindorët. Madrilenët tani do të përballen me një tmerr të vërtetë. Gjobat nisin nga 250 euro për vonesën në stërvitje e deri në 3000 nëse dikush mungon.

Lista e plotë e gjobave:

250 euro, nëse arrin në stërvitje 5 minuta me vonesë.

500 euro, nëse arrin në stërvitje 15 minuta me vonesë.

1000 euro, nëse arrin në stërvitje më shumë se 15 minuta me vonesë.

3000 euro, nëse dikush mungon një seancë stërvitore.

250 euro, nëse përdor celularin ndërkohë që je me fizioterapistin.

500 euro, nëse lojtari përdor celularin ndërkohë që është duke udhëtuar me autobus me ekipin.

1000 euro, nëse lojtari përdor celularin në dhomat e zhveshjes.

250 euro, për çdo kilogram mbi peshë.

Nga 250 deri në 1000 euro gjobë nëse lojtari largohet nga kryeqyteti spanjoll, pa njoftuar klubin.

Të fundit