Reali ndalet, barazimi i dytë rrjesht

Real Madrid është ndalur sërish ku nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër ekipit modest të Levante-s. Skuadra e Zidane po kalon një krizë pasi ky është barazimi i dytë pas atij me Valencian.

Golin e parë të takimit e ka shënuar pas vetëm 12 minutash lojë skuadra e Levante-s duke bërë kështu të heshtë stadiumin “Santiago Bernabeu” falë golit të Ivi.

Skuadra e Real-it e gjeti barazimin vetëm nëntë minuta nga përfundimi i pjesës së parë ku autor i golit ka qenë Lucas Vazquez. Në pjesën e dytë ka vazhduar dominimi i “Galaktikëve” por pa arritur të shënojnë golin fitores.

Skuadra e Levante-s u mbyll në mesfushën e saj në mbrojtje të rezultatit duke ulur ndjeshëm sulmet e Real-it. Në minutën e 89-të, Marcelo u dënua me karton të kuq duke lënë kështu vendasit me 10 lojtarë. Në tre javët e para Real Madrid ka grumbulluar vetëm pesë pikë duke treguar kështu një krizë rezultatesh.