Flash News

KRYESORE

Reali thyen rekordin botëror, 160 milionë euro për Mbappen

Reali thyen rekordin botëror, 160 milionë euro për Mbappen

Real Madridit spikat në radhet e klubeve që godet në merkato, në transfertat e futbollistëve të rinjë e të talentuar, por që edhe nuk kursehet në shumat marramendëse për t’i bërë ata pjesë të klubit.

Mesa duket tashmë po merr fund “telenovela” e këtij muaj që mban emrin e lojtarit të Monacos, Kylian Mbappes. Është prestigjozja spanjolle “Marca”, ajo që raporton se klubet tashmë kanë një akord i cili pritet të finalizohet me të gjitha dokumentacionet brenda orëve të ardhshme.

Reali sipas sportives madrilene do të paguajë 160 milionë euro plus 20 milionë të tjera që varen nga bonuset për sulmuesin atraktiv 18 vjeçar. Mbappe pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me përfitime prej 200 mijë funte në javë.

Nëse gjithccka finalizohet, do të ishte rekordi i ri botëror i transferimeve, si transferta më e shtrenjtë e të gjitha kohërave

Të fundit