Flash News

KRYESORE

Reali u jep fund shpresave të Interit, Modriç grumbullohet për Superkupën e Europës

Trajneri i Realit të Madridit, Julen Lopetegui ka publikuar listën me 29 lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen e Superkupës së Europës, ku madrilenët do të ndeshen me Atletikon e Madridit – fituesen e Ligës së Europës.

Pjesë e listës së lojtarëve është edhe mesfushori kroat, Luka Modriç duke u dhënë kështu fund spekulimeve se ai do të transferohet te Interi.

Në listë janë edhe transferimet e reja të verës, Thibau Courtois, Vinicus Junior dhe Alvaro Odriozola.

Gjithashtu nuk mungojnë as senatorët e klubit, si: Sergio Ramos, Marcelo, Dani Carvajal, Casemiro, Toni Kroos, Karim Benzema e Gareth Bale.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 15 gusht [e mërkurë] në 21:00 në stadiumin A. Le Coq Arena të Talinit në Estoni.

Të fundit